Disidenti
Lajme

Kajtazi: Martin Berishaj ka tërhequr mbi 1 milionë e 300 mijë euro para kesh në Prishtinë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur rreth skandalit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kajtazi tha në Klan Kosova se Berishaj ka tërhequr mbi 1 milionë e 300 mijë europara kesh në banka në Prishtinë.

Ai shtoi se për të gjitha transaksionet e bëra në dhe nga emri i Berishajt ka dokumente zyrtare.

“Ka të dhëna të nxjerra zyrtarisht nga llogaria e bankës “NLB” në Prishtinë që dëshmojnë transaksionet bankare që janë transferuara thuajse të gjitha nga GEN – I – DO – Sh.P.K në Beograd. Totali i këtyre transaksioneve nga një bankë në Beograd për llogarinë bankare në biznesin e regjistruar në Kosovë që është M.B Consulting me pronar Martin Berishaj dhe një bashkëpronar tjetër nga Rahoveci që i janë bartur qind për qind aksionet janë deponuar në llogarinë e Berishajt 1 milion e 531 mijë e 480 euro e 46 centë.” – tha Vehbi Kajtazi.

Pos Berishajt, Kajtazi tha edhe ortaku i tij ka tërhequr para nga një bankë në Prishtinë, për çka kanë nisur edhe hetimet në Kosovë, Mal të Zi dhe Kroaci.

Përmbi 1 milion e 300 mijë janë tërhequr para kesh në Prishtinë në periudha të ndryshme kohore që kanë vazhduar deri më 2022, dhe përshkrimi në tërheqje është gjithmonë si përshkrim për nevoja të biznesit dhe kjo është krejtësisht e pazakontë dhe do të duhej të alarmonte shtetin e Kosovës.” – tha gazetari duke shtuar se mbi 900 mijë janë tërhequr nga zotëri Berishaj dhe mbi 200 mijë nga ortaku i tij.

“Të gjitha këto tregohen me hetimet që janë zhvilluar deri tani në Kosovë, Mal të Zi, dhe Kroaci.” – tha Kajtazi.

Kurti tregon gjashtë kushtet për ta pranuar Asociacionin

Disidenti.net

Gashi i ashpër me Kurtin: Në këtë vend kanë vdek njerëz me iniciativën tënde, tash po ia ndryshon emrin Zajednicës

Disidenti.net

Kurti i drejtohet opozitës: E di që keni qejf, por Zajednica nuk kalon

Disidenti.net
Disidenti

Kajtazi: Martin Berishaj ka tërhequr mbi 1 milionë e 300 mijë euro para kesh në Prishtinë