Disidenti
Lajme

Kah po shkon LDK-ja e Rugovës? Sejdiu në “Ballkan”: Partia u godit në palcë, Mustafa lojë të pisët

Fatmir Sejdiu, ish-Presidenti i Kosovës dhe kryetar i LDK-së në një intervistë për emisionin “Ballkan” të Linda Karadakut në ABC ka analizuar humbjen e thellë dhe problemet brenda partisë që dikur drejtoi. Humbja e thellë e 14 shkurtit për Sejdiun ishte e paralajmëruar.

“Në 2-3 vitet e fundit ka pasur sinjale paralajmëruese dhe kjo ka ndodhur në këtë proces, pasi ka disa karakteristika. E para ka qenë një garë “fair”, në pandemi, pjesë të tjerë, por është organizuar një proces zgjedhor korrekt. E dyta është rezultati, pakkush e ka pritur këtë distancë kaq të madhe, një rezultat që ka përmbysur edhe egon e subjekteve politike me traditë, LDK-në dhe një subjekti që del nga skena, NISMA, por edhe një lojë paralele nga Lista Serbe.

Vetëvendosja ka marrë këtë numër që ka, 57-58 deputetë. Kjo është një përsëritje jo krejt e plotë me zgjedhjet e ’92 kur LDK kishte gati 80 deputetë dhe marsin e ’98, por jo në fazat e mëvonshme. Kjo flet për ndryshimin e skenës politike në Kosovë dhe uroj që pjesa e premtimeve, fituesi ti realizojë sado që ka vështirësi të shumta që mund të jenë përpara tyre”.

Ai thotë se tentativat për të ndihmuar LDK-në janë bërë të pamundura për shkak të lojës së pistë nga Isa Mustafa. “Nuk kam pasur interes që të jem në formacionet ekzekutive, por kam pasur interes që të ofroj qenin time në ndihmë të LDK-së për të marrë timonin, por më është pamundësuar me një lojë të pisët. Nga Kuvendi i partisë nga lidershipi i saj. Është lojë e përbashkët, kryetari i partisë Isa Mustafa dhe njerëzit afër tij. Kanë shkuar në tipin e zgjedhjes së kryetarit të partisë si në Korenë e Veriut. LDK ka shkuar duke u rrudhur. LDK ka një strukturë kualitative”.

Por si mund të dilet nga kjo krizë ku ndodhet LDK? Te zgjedhjet e reja brenda partisë, ai nuk shikon shpresë, pasi akuzon se ka pasur kërcënime të anëtarëve. “Unë e di që ka pasur kërcënime. “Nëse do të votosh LDK-në tjetër të hënën mos eja në punë”. Kjo është një ogur, një rrezik i madh i riciklimit të kësaj mendësie që nuk ndryshon. Në këtë stad që e kanë sjellë LDK-në është një rrezik i madh, kërcënim për qenien e saj, goditjen në palcë që ka marrë. Nëse ka një proces reformues LDK mund të dalë nga kjo gjendje, në të kundër mund të rrezikohet edhe më tepër” tha ai.

Sot kaloi stuhia nëpër Kosovë, prej të premtes temperaturat do bien për më shumë se 10 gradë

Disidenti.net

Numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur për 110 për qind

Disidenti.net

Lajçi me deklaratë të fortë pas sulmit të Lushtakut, e krahason me Ramën – ia përmend edhe varrimin e presidentit Rugova!

Disidenti.net
Disidenti

Kah po shkon LDK-ja e Rugovës? Sejdiu në “Ballkan”: Partia u godit në palcë, Mustafa lojë të pisët