Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Kadri Veseli telefonon zyrtarët e PDK-së nga Haga: “Dëgjojeni Enver Hoxhen”

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është duke qëndruar në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës që iu bë në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Ballkani” ka marr vesh nga burimet e veta se disa zyrtar brenda PDK-së, kanë pranuar para disa ditësh një telefonatë nga Kadri Veseli.

Ky burim ka thënë se arsyeja e telefonatës ishte mesazh për zyrtarët e PDK-së, që ta ndëgjojnë kryetarin në detyrë z. Enver Hoxhaj.

Kujtojmë se tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj.

Veseli ka udhëtuar drejt Hagës me datën 5 dhjetor, ndërsa në seancën e parë gjyqësore në kuadër të Speciales, u deklarua i pafajshëm.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dal e dyta në zgjedhje. Më së shumti vota kjo parti mori në dy qytetet e rajonit të Drenicës: Skenderaj dhe Drenas.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt. Kjo parti siguroi 19 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net