Disidenti
Lajme

‘Jam bukëpjekës, u punësova në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin, për të ndihmuar familjen’, dënohet i riu shqiptar në Angli, u kap në ‘shtëpi bari’

0Shares

Një 28-vjeçar shqiptar, Pajton Pergjergji është dënuar me 14 muaj burg pasi u kap duke u kujdesuar për bimët narkotike në një fermë të madhe kanabisi në qytetin Shipley.

Avokatja e 28-vjeçarit tha se i riu shqiptar e dinte rrezikshmërinë dhe paligjshmërinë e asaj çfarë por bënte, por ishte i detyruar pasi sapo kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte paguar 20 mijë paund disa personave në Belgjikë për ta sjellë atje. Personat që e sollën i thanë se duhej të punonte në fermën e kanabisit tashmë në mënyrë që t’iu paguante borxhin prej 20 mijë paund, para të cilat ai i kishte marrë hua.

Babai i tij kishte ndërruar jetë këtë vit dhe 28- vjeçari shqiptar ishte bukëpjekës. Ai shpresonte të fitonte para për t’i dhënë familjes së tij një jetë më të mirë. Mediat britanike shkruajnë se i riu shqiptar nuk kishte më parë precedentë penale. Ai thuhet se ishte një familjar që kishte ardhur në Angli me idenë e gabuar se mund të bënte para për familjen e tij.

Pajton Pergjergji u arrestua në një banesë të përshtatur për kultivimin e drogës në “Cross Banks”, më 10 nëntor teksa oficerët e policisë ishin duke ekzekutuar një urdhër kontrolli.

Gjatë bastisjes, i riu shqiptar tentoi të arratisej nga shkallët e banesë, e për disa minuta po largohej me vrap, por oficerët e kapën në shkallët e shtëpisë dhe e arrestuan. Shtëpia u kontrollua dhe u zbuluan pesë dhoma rritjeje. Ishte një fermë e sofistikuar kanabisi me 138 bimë në faza të ndryshme të rritjes, sipas asaj që shkruhet mediat britanike.

Pergjergji kishte çelësat e banesës dhe ishte i lirë të hynte e të largohej si të donte nga ferma e kanabisit. Prokurorja e çështjes tha se ai kishte një rol të rëndësishëm në kujdesin ndaj kanabisit. Ishte një strukturë e sofistikuar e krijuar për të prodhuar të korra të vazhdueshme të drogës.

Pergjergji u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit në daljen e tij të parë në gjykatën e magjistraturës.

Gjyqtari Timothy Clayson tha se dhomat në fermën e kanabisit ishin të pajisura me pajisjet e nevojshme për të siguruar që operacioni i rritjes së kanabisit të vazhdojë me kalimin e kohës dhe se i riu shqiptar ishte në dijeni të asaj çfarë po bënte.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net