Disidenti
Sport

Istogu i fortë edhe për skuadrat e rajonit.

Për herë të dytë radhazi fiton turneun ndërkombëtar Shqiponja 2000.

Istogu ka fituar për herë të dytë radhazi turneun ndërkombëtar të cilin tradicionalisht e organizon nga viti 2000 KHF Shqiponja nga Gjakova.
Istogu në këtë turne dëshmoj së është skuadër e fortë edhe për skuadrat e shteteve të rajonit pasi të hënën mposhti WHC Cairin nga Maqedonia e Veriut me rezultat: 36:29 dhe të marten (sot) në ndeshjen finale fitoi ZRK Niksic nga Mali i Zi më rezultat bindës 28:17 (16:7).
Esma Muratovic u shpall hendbollistja më e mirë e turneut, e ku krahas lojës së mirë të Istogaseve u dallua portierja e Istogut Blerta Ahmetxhekaj sidomos në ndeshjen finale më gjithësej 15 pritje nga 28 gjuajtjet e hendbollisteve malazeze.
Kupën e fituesit të turneut kapitenes së Istogut Albina Rugova ia dorëzoj z.Skender Aliaj kryetari i Shqiponjës.

Tifozi 100 vjeçar: Do ta jepja edhe pensionin tim që Interi ta eliminojë Milanin

Disidenti.net

“Kombëtaren e dua pa futbollistët nga Kosova”, tifozi i Tiranës befason me deklaratën: S’japin 100%

Disidenti.net

Me plis në kokë, boksieri shqiptar i pa ndalshëm në Gjermani

Disidenti.net
Disidenti

Istogu i fortë edhe për skuadrat e rajonit.