25 qingja janë zënë duke u kontrabanduar nga Serbia në komunën e Istogut.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.
”Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia. Në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it dhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se kafshët mbeten nën përkujdesjen e të dyshuarit ndërsa kombi i është sekuestruar.