Disidenti
Lajme

‘Ishim në gjumë’, flet babai i 11 vjeçares që vdiq nga zjarri në banesë

0Shares

Të hënën pas mesnate një banesë është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë e kësaj ka humbur jetën një 11-vjeçare në Gjakovë.

Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi mjekësor që kanë dalë në vendin e ngjarjes.

E krejt kjo po dyshohet se ka ardhur si pasojë e problemit me energjinë elektrike, pasi që të njëjtit kanë pasur probleme edhe me herët me energjinë elektrike.

Babai i të ndjerës, ka treguar për Tëvë1 se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Sipas tij, ai ka qenë në gjumë derisa banesa ka marrë flakë, dhe se në banesë ka qenë vetëm me dy fëmijët e tij që të dy me aftësi të kufizuara.

I njëjti ka thënë se ka arritur që ta shpëtoj djalin 14 vjeçar por jo edhe vajzën 11 vjeçare.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Elezaj për teve1.info

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

 

 

Historiani nga Ferizaji i konvertuari i fundit në Llapushnik

Disidenti.net

Alma Arrazi me 3 fëmijët nuk u hodh nga ura, u mbytën në…

Disidenti.net

FBI përfshihet në hetimet kundër grupit famëkeq ‘AlbKings’, deri tani katër persona të arrestuar

Disidenti.net