Disidenti
Lajme

Ish-deputetja e PDK-së e quan presidenten Osmani të sëmurë dhe të pavlerë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka përdorur gjuhë denigurese në një koment për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke e quajtur atë të sëmurë dhe të pavlerë.

Në një postim të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila kritikoi Osmanin për mos përmendjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, në takimin e saj me ish-presidentët e Kosovës, Hadërgjonaj komentoi duke thënë se dëshiron të besojë se do të vetëdijësohen të gjithë e të ngrisin zërin kundër ‘kësaj presidenteje të sëmurë me qenë e para, pa kurrfarë merite’.

“Po du me besu qe do te vetedijesohen te gjithe e te ngrisin zerin kunder kesaj presidentje te semure me qene e para, pa kurrefare merite. Ndoshta nje dite ne vend se te protestohet per thenjet e Faik Konices, protestohet kunder atyre qe neperkembin vlerat e ketij vendi”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Ajo tutje tha se presidenti Thaçi dhe të tjerët që gjenden në dhomat e paraburgimit në Hagë, po sakrifikohen edhe sot për shtetin e Kosovës.

“Mundi e sakrifica e tyre ka me ua thy qafen njerezve te pavlere si soji i kesaj, e ata bashke me shtetin e Kosoves kane me triumfu.”, shkruan tutje ish-deputetja e PDK-së.

Këtë koment të ish-deputetes e ka pëlqyer deputetja Ganimete Musliu.

Molliqaj: Hysen Durmishi vodhi paratë e partisë, ia mundesuam me i kthy kapak-kapak

Disidenti.net

Hovenier: Të mos flenë të qetë, njerëzit në Kosovë e rajon që janë të përfshirë në korrupsion

Disidenti.net

Vuçiq: Dua të tregoj të vërtetën për gjithçka që po ndodh/ Kosova me Perëndimin duan të bindin Serbinë se…

Disidenti.net
Disidenti

Ish-deputetja e PDK-së e quan presidenten Osmani të sëmurë dhe të pavlerë