Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar sot ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa tha se, me pas pak fytytë Osmani dhe disa në Qeveri e Kuvend do të mbyllnin gojën për liberalizimin e vizave.
“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, ka shkruar Mustafa.
Ish-kryeministri tha se, Osmani, Kurti e Bulliqi në vitin 2015 kanë shpikur të pavërteta për të penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.
“Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit”, ka shkruar ndër tjera Mustafa.
Mirëpo, Mustafës i ka reaguar analisti politik Xhevdet Pozhari.
Edhe ky përmes një postimi në facebook, thotë se, Mustafa assesi nuk pajtohet me faktin qe Vjosa Osmani u bë presidente dhe jo ai.
Pozhari ia kujton Mustafës që Hashim Thaçin e kishte bë president, mandej e rrëzoi atë nga Qeveria.
“”Lotët e krokodilit”
Isa Mustafa assesi të pajtohet me faktin që Vjosa Osmani u bë presidente, e jo ai.
Për ata që nuk harrojnë, Isa Mustafa e pat bë president Hashim Thaçin, pasi që Thaçi e bëri Isën kryeministër. Mandej e rrëzoi nga Qeveria dhe vet mbeti president.
Albini nuk e bëri atë gabim. Tash Isa Mustafa mundet me e kqyr Vjosën veç prej televizionit. Edhe me i shku lotët. Sigurisht, jo prej gëzimit!”, ka shkruar Pozhari.