Disidenti
Lajme

Incident në një familje në Klinë: Dhëndrit i vërsulet me ‘stupc’ kushëriri i miqve, shkak një borxh

0Shares

Një konflikt familjar ka ndodhur sot në një shtëpie në fshatin Rudicë të Klinës, ku një person është përballur me kushëririn e miqve, pasi kishte shkuar për vizite të këta të fundit.

Sinjali mëson se rasti ndodhi derisa dhëndri ishte te miqtë, kur papritmas kushëriri i tyre shkoi me një ‘stupc’, duke ia kërkuar një borxh ta mëhershëm.

Dy palët e përfshira në rast dyshohet se kanë pasur probleme edhe më beret, por i dyshuari kishte vendosur që sot t’i ‘qërojë hesapet’, ku gjatë përleshjes e pësoi njëri nga familjarët.

Si rezultat i tensionimit të situatës, u desh intervenimi i Policisë, me ç’rast i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net