Disidenti
Shëndetësi

Ilaçet natyrale që qetësojnë dhimbjen e fytit

0Shares

Pije të nxehta dhe të ftohta

Si pijet e nxehta ashtu edhe ato të ftohta mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit në mënyra të ndryshme. Pijet e ftohta reduktojnë dhimbjen duke ulur temperaturën e mbaresave nervore në qafë. Kur konsumoni një pije të nxehtë, nga ana tjetër, pështyma rritet. Kjo rrit lubrifikimin dhe do ta bëjë fytin tuaj të ndihet më mirë.

Mjalti
Mjalti është i njohur për shekuj me radhë për vetitë e saj antibakteriale. Mjalti lehtëson dhimbjen sepse vetitë e tij antibakteriale reduktojnë inflamacionin, vrasin bakteret dhe mbështesin shërimin e plagëve. Bëni një pije qetësuese duke përzier 2 lugë gjelle mjaltë në një filxhan çaj ose ujë të nxehtë.

Limon
Ashtu si mjalti, edhe limoni është një nga “ilaçet” natyrale më të njohura për dhimbjet e fytit. Limoni ka vitaminë C, e cila konsiderohet efektive në luftimin e infeksioneve. Uji me limon mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe mund të ndihmojë në zbërthimin e mukusit që mund të irritojë fytin tuaj.

Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

Disidenti

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Disidenti.net

Vlerat mahnitëse të dredhëzave

Disidenti.net