Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar një fushatë ndihme për një koleg të ri i cili ka përjetuar një tragjedi të rëndë familjare nga koronavirusi.
Ndonjëherë fati është i rëndë.
Shumë njerëz mbeten pa fjalë përballë një tragjedie të tillë dhe nuk veprojnë. Por jo edhe mbi 150 punonjësit e kompanisë Odenwäller nga Butterstadt.
Për të ndihmuar një koleg të ri që u godit keq nga fati, këta punëtorë filluan një përpjekje të pazakontë lehtësimi e ngushëllimi, transmeton albinfo ch.
I riu nga Kosova (që këtu nuk i jepet emri, v.j.) humbi gruan disa javë më parë dhe mbeti i vetëm me një foshnjë të porsalindur. 30-vjeçari tashmë ka pas vetes javë shprese dhe dëshpërimi.
Fatkeqësia filloi në fillim të vitit kur të dy prindërit u sëmurën nga virusi i koronës. Nëna e ardhme e re ishte në muasjin e shtatë të shtatzanisë në atë kohë.
Për fat të keq, rrjedha e sëmundjes për nënën e re është e rëndë. Kjo ishte arsyeja pse foshnja u desh të lindte me prerje cezariane emergjente. Kjo ka ndodhur në fund të janarit, transmeton albinfo.ch. Djali i posalindur peshonte vetëm 980 gram dhe pas prerjes cezariane, nëna e re vihet në koma artificiale në mënyrë që të vazhdojë të marrë frymë.
Pavarësisht kujdesit të mirë mjekësor në Spitalin Universitar të Frankfurtit, gjendja e saj po përkeqësohej dukshëm. Ajo ka qëndruar në koma për dy muaj dhe ka luftuar me një numër të madh të komplikimeve. Të hënën (15 mars 2021) gruaja e re humbet luftën dhe vdes pa e parë kurrë djalin e saj të vogël, i cili tani po zhvillohet mirë.
Edhe pse babai i ri i vejë ka punuar ende pak vite në kompaninë kolegët e tij janë shprehur shumë dashamirës. Lukas Odenwäller, shef i ri i ndërmarrjes thotë se nuk është në dijeni të ndonjë rasti tjetër të tillë të keq të koronës. Më në fund ai ngriti idenë për t’i dhuruar ditë pushimi kolegut të tij.
Odenwäller fillon një thirrje midis punëtorëve që kushdo që dëshiron të ndihmojë mund t’i dhurojë ditë pushimi babait të ri.
Ai (kosovari) më pas mund të vendosë vetë nëse do t`i marrë ato si ditë pushimi apo të kthyera në para.
“Ne jemi një biznes familjar, unë vetë kam tre fëmijë të vegjël”, shpjegon Lukas Odenwäller. Kompania ka një përgjegjësi sociale për punonjësit e saj, shprehet ai.
Askë nuk do ta linte indiferent fati i kolegut të tyre. Shumë nga 150 të punësuarit këtu janë me familje të reja, transmeton albinfo.ch. “Si një kompani e kopshtarisë, mbizotërohet nga meshkujt, prandaj u identifikuam fort me babanë tonë të ri”.
Gatishmëria për të ndihmuar ishte aq e madhe saqë tani kemi grumbulluar mbi 160 ditë pushimesh.
“Kështu, ne do të paguajmë çdo ditë të dhuruar me 200 euro për punonjës dhe 100 euro për stazhier” (nxënës, kursist) shkruan Lukas Odenwäller në thirrjen për drejtuar punëtorëve.
Kompania pastaj i rrit këto shuma përgjysmë.
Lukas Odenwäller është i kënaqur jo vetëm për faktin që babai i po e merr këtë mbështetje të madhe. Ai është gjithashtu krenar për punëtorët . “Është një frymë ekipore e shkëlqyer, të kesh punonjës të tillë. Për një drejtor është diçka shumë e mirë”
Personi ni ndihmuar ishte gjithashtu i emocionuar nga simpatia dhe shuma e dhuruar. “Ai nuk kishte pritur diçka të tillë” raporton shefi i tij, përcjell albinfo.ch.
Babai i ri kishte ardhur në Gjermani nga Kosova vetëm disa vjet më parë dhe jo vetëm që ka gjetur një punëdhënës në Odenwäller GmbH, por padyshim aty ka gjetur edhe një familje të madhe.