Disidenti
Lajme

I moshuari: PDK-ja u bo me 10 parti me marr Kosovën, Albin Kurti e ka marr veç vet

Qeveria Kurti i ka bërë më shumë se 1 vit në krye të kryeministrisë. Për punen e kësaj Qeverie, qytetarët kanë mendime të shumta e të ndryshme.

E një qytetar i shtyrë në moshë ka vetëm fjalë të mira për qeverisjen e Kurtit dhe kabinetit të tij. Ai ka krahasuar ardhjen në pushtet të Kurtit me partitë e tjera.

‘Kurti është i mirë, mos me kanë i mirë, asnjë njeri deri sot, as Ibrahim Rugova se ka marr 100% por është bërë bashkë me Ramush Haradinajn, 47 pikë i ka pas Ibrahim Rugova kur e ka marrë Kosovën. Hashimi e këta janë bërë ka 10 parti për me marr Kosovë”, u shpreh i moshuari.

Ai ka “shfajsuar” Qeverinë për humbjen në zgjedhje dhe ka treguar disa nga arsyet e tij pse kjo Qeveri nuk po mund të punoj më mirë.

“Albini është tu punu shumë, shumë, shumë mirë. E ka marrë Kosovën në kohën më të keqe kur ishte virusi edhe tash koha e luftës, duhet me prit ngadale, mos me e ngarku. Nuk ka pare qysh po lyp populli, duhet me i kuptu do sene, jo veç pare, pare, pare. Tek ky nuk e di që ka korrupsion njëhere. Kurtin e kisha lan edhe njo 20 vjet, edhe s’ka me e lëshu…Mos u habitni, i ka lëshu disa komuna, por kurrgjë s’janë këto. Populli e don, e respekton, po punon mirë. Populli i dënoj këto partit tjera, e e ka zgjedh Kurtin”, përfundoi ai.

Ky është 19-vjeçari që u godit për vdekje në Prishtinë, po shpërndante porositë me motoçikletë

Disidenti.net

“A u kënaqet?”, momenti kur Nuredin Lushtaku dërgohet në paraburgim

Disidenti.net

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

Disidenti.net
Disidenti

I moshuari: PDK-ja u bo me 10 parti me marr Kosovën, Albin Kurti e ka marr veç vet