Disidenti
Lajme

I jepet lamtumira e fundit futbollistit Erion Kajtazi

0Shares

I është dhënë lamtumira e fundit Erion Kajtazit sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës, i cili ka vdekur dje në ngjarjen futbollistike në Prizren ku kanë luajtur futboll A&N dhe Trepça’89 në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve.

Varrimi ka ndodhur në prani të familjarëve, bashkëlojtarëve, shokëve, trajnerëve e mësimdhënësve, drejtuesve të institucioneve dhe qytetarëve të shumtë, ku Erioni është përcjellur mes lotësh e dhembjesh jo vetëm nga familja, por edhe të gjithë ata që ishin të pranishëm.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në fjalën e tij  theksoi se ikja e hershme e Erionit është një dhembje e madhe për familjen dhe humbje e madhe për futbollin e Kosovës, pasi ai vlerësohej si njëri prej lojtarëve më të talentuar të gjeneratës së tij dhe i gatshëm për të bërë karrierë në futbollin evropian.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net