I burgosuri Bekim Memeti, i cili gjatë rrugës për në spital ka plagosur një polic të burgut dhe është arratisur është i dënuar me burg për një vrasje të kryer në vitin 2016 në Reçicë të Vogël të Tetovës, zbulon Telma.
Memeti fillimisht u dënua në mungesë, ndërsa në vitin 2020 u arrestua në Berlin të Gjermanisë dhe më pas u ekstradua. Procedura u përsërit në gjykatë dhe u dënua sërish me burg të gjatë.