Kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të votojnë për Shaip Kamberin pas vendimit për përsëritje të zgjedhjeve në një qendër në Bujanoc.
Kurti ka shkruar se në vendvotimin në të cilin do të përsëriten zgjedhjet janë 1089 vota e që Kamberi të fitojë edhe një mandat si deputet në Parlamentin e Serbisë i duhen 650 vota, raporton Gazeta Express.