Disidenti
Lajme

Hyseni për rrahjen në Kuvend: Kemi dështuar në shkollim e edukim

0Shares

Flamur Hyseni, profesor i së drejtës ndërkombëtare, duke komentuar rrahjen që ndodhi të enjten në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se këto janë pasojat e 24 vjetëve të një shoqërie të cilën ai e ka quajtur dezorganizative.

Sipas Hysenit, asaj që ndodhi sot në Kuvendi i kanë kontribuar shumë akterë të shoqërisë. Një ndër to është shkollimi, për të cilin profesori ka thënë se shoqëria kosovare ka dështuar.

“Shihet se është një situatë e paparashikueshme, të cilës i kanë kontribuar të gjithë akterët në shoqërinë tonë, duke filluar nga studiot televizive ku ka gjuhë jointelektuale, joprofesionale. Mediat janë intriguar nga gjuha e ashpër politike që ndodh në Kuvend. Si ka mundur që një gjuhë e tillë të shkojë edhe në studiot televizive. Madje, dalin të flasin njerëzit më jokompetentë për çështjet e caktuara. Gjuha në rrjetet sociale pastaj. Kam koleg që nuk pranojnë të japin mendim profesionist për shkak të komenteve fyese e të rënda që marrin. Ne kemi dështuar në shkollim, në edukim. 24 vjet kemi bo hajgare me filozofi, me shëndetin mendor. Krejt këto janë pasoja të 24 vjetëve të shoqërisë dezorganizative. Një shoqëri e cila nuk e ka pas primare shkollën, ja çfarë ka prodhuar [duke folur për deputetët]. Shumica e këtyre deputetëve janë të shkolluar pas lufte. Prandaj, ja çfarë sistemi kemi krijuar”, ka thënë Hyseni në “60 Minuta” të KTV-së.

Hyseni e ka vënë në pikëpyetje integritetin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi si profesor.

“Një profesor i AUK-ut që godet deputetin. Si do të ndiheshin studentët e tij kur ta shohin profesorin e tyre duke goditur”, ka shtuar ai.

Në Kuvend sot pati rrahje mes deputetëve të PDK-së e akterëve të pushtetit. Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net