Disidenti
Lajme

Hyseni i reagon Osmanit për liberalizimin e vizave: Ke harruar që në 2016, bashkë me VV’në e keni kallë Kuvendin

0Shares

Ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka reaguar ndaj presidentes Osmani për mos liberalizimin e vizave nga BE sot dhe deklaratat e saj nga samiti.

Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se ajo u shfaq e ekzaltuar duke thënë se Kosova ka marrë përkrahje të madhe, pasi ajo mendon se vetëm tani po merr përkrahje dhe jo që nga Samiti i Selanikut, duke shtuar se Osmani mendon se historia nis me të dhe Kurtin.

Hyseni po ashtu ka shkruar se ajo, bashkë me VV-në e disa deputetë të LDK-së, në vitin 2016 e pamundësuan liberalizimin e vizave, ku së bashku e kallën kuvendin kundër demarkacionit.

Ai ka thënë se BE mjaft ka përdorur politika të dyfishta, ndërsa Kurtit dhe Osmanit iu ka thënë se është mjaft me “politikë populliste, mashtruese dhe gënjeshtare, sepse ju siguroj se shumë shpejt do të mbeteni vetëm me atë armatën tuaj të mjerë digjitale virtuale”.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Kosova, Hipokrizia e Bashkimit Evropian, liberalizimi i vizave dhe diletantizmi i binomit Osmani-Kurti.

Një deklaratë e Presidentes së Kosovës sot e lëshuar me egzaltim nga Brukseli sa nuk më bëri të qeshja. Por dëshpërimi me politikën mashtruese dhe gënjeshtare të kësaj presidenteje nuk ka si mos të ta ngulfas edhe qeshjen.

“Patëm mbështetje të madhe për liberalizimin e vizave”, paska thënë ajo, ashiqare e egzaltuar, për të shtuar se, gjithnjë sipas saj, “ si asnjëherë më parë shumica dërmuese janë deklaruar pro sa i përket liberalizimit të vizave. Në radhë të dytë shumica kanë përkrahur në përgjithësi perspektiven evropiane të Kosovës …..” etj etj.

Natyrisht që kjo zonja presidente ka dëgjuar për herë të parë deklarata të tilla nga liderë evropian, prandaj ajo vertetë edhe mendon se për herë të parë janë dhënë deklarata në mbështetje të liberalizimit të vizave dhe perspektivës evropiane të Kosovës, ngase ajo është e bindur që histroia e Kosovës ka nisë me te dhe me shefin e saj Kurti.

Epo ja që e vërteta qëndron thelbësisht më ndryshe. Deklarata në përkrahje të liberalizimit të vizave dhe në përkrahje të perspektivës evropiane të Kosovës ka pasë në vazhdimësi që nga Samiti i Selanikut, por presidentja juaj të nderuar qytetarë, nuk i ka dëgjuar sepse ka qenë shumë e zënë, si argate e devotshme e politikës rrënuese të VV-së, me punën e kundërshtimit të demarkacionit dhe shumë vendimeve tjera shtetërore. Ajo si duket ka harruar që ka merita të mëdha për mosliberalizim të vizave në vitin 2016, kur së bashku me një grup nga LDK, vazal të VV-së sa nuk e patën kallur kuvendin në kundërshtim të marrëveshjes për demarkacionin. Veprimet e opozitës së atëhershme, ku bënte pjesë edhe Vjosa me disa deputetë të tjerë nga LDK, të cilët përbënin një bërthamë të VV-së brenda LDK-së, i patën ofruar pretekstin e mjaftueshëm dhe arsyetimin për mosliberalizim shume vendeve evropiane të cilat mezi prisnin një arsye. Gaz lotsjellës, koktej mollotov, sulmet në institucione dhe liderë institucionesh dhe mosratifikimi i demarkacionit ishin arsye të mjaftueshme për gjithë BE-në që liberalizimin ta mbante pezull, e me këte edhe vet shpresat e kosovarëve.

O Tempora O Mores, mu kujtua këtu se si një trim, ushtarak në Kryesi të LDK-së, si një nga të devotshmit e bërthamës se VV-së në LDK, thoshte ato ditë se nëse ratifikohet demarkacioni, grupet e armatosura në Rugovë janë gati të nisin luftën me Malin e Zi!!!!!! Ishte gjeja më qesharake që kisha dëgjuar ndonjëherë.

Që në vitin 2016 Kosova kishte plotësuar të gjitha kushtet dhe me këte edhe kishte hjekur çdo alibi për zavrritje të liberalizimit.

Por në momentin vendimtar, destrukcioni opozitar në Kosovë dhe hipokrizia politike e BE-së, u bënë aleatë kundër liberalizimit të vizave.

Dhe sot jemi këtu ku jemi. BE-ja nuk ka ma asnjë justifikim për zvarritje të liberalizimit. Mjaft më me politika të standardeve të dyfishta.

Ndërsa, ju binomi Kurti-Osmani, mjaft më me politikë populliste, mashtuese dhe gënjeshtare, sepse ju siguroj se shumë shpejt do të mbeteni vetëm me ate armatën tuaj të mjerë digjitale virtuale!

Për të ilustruar hipokrizinë poltike të BE-së dhe poltikën mashtruese e gënjshtare të Kurtit-Osmanit, në vijim po jap një conference për media me komisionerin evropian Avramapoulos në maj 2016.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net