Disidenti
Lajme

Hoxhaj për zgjedhjen e presidentit: VV’ja të mos mendojë se do të shfaqemi në seancë pa biseduar më parë

0Shares

Ushtruesi i detyrës së PDK’së, Enver Hoxhaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Vetëvendosja nuk duhet të mendojë se PDK’ja do të shfaqet në seancë për ta zgjedhur dikë president pa biseduar fillimisht.

“Demokracia është dialog i pashtershëm, ata nuk duhet të mendojnë se PDK’ja do të shfaqet në seancë për ta zgjedhur dikë president, përtej kandidaturës së zonjës Osmani”, është shprehur Hoxhaj në T7.

Tutje, ai ka komentuar figurën e Osmanit si kandidate për presidente nga lista e VV’së, shkruan Gazeta Express.

“Osmani më shumë ka qenë faktor i përçarjes sesa i unitetit. Mënyra se si e ka keqpërdorur zyrën e presidentit Thaçi një orë pas konfirmimit të aktakuzave të Thaçit, se si e ka goditur KQZ’në, mënyra se si është sjell me partinë e vetë, me LDK’në…”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu tha se PDK’ja nuk është parti politike që përmes opozitës e avancon dikë në karrierë, duke aluduar në Vjosa Osmanin. Sipas tij, nëse VV’ja kërkon votat e PDK’së, fillimisht duhet të ulen në tavolinë për të biseduar.

“Ne nuk jemi parti politike që përmes opozitës e avancojmë dikë në karrierë. Nëse ata kanë nevojë për votat tona, ata duhet të ulen në tavolinë me neve”, shtoi Hoxhaj.

Avokati Asdren Hoxha tensionohet kur pyetet se a është mbrojtës i të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Disidenti.net

Historiani shqiptar: Banjska e Mitrovicës ishte vendbanim shqiptar

Disidenti.net

Haradinaj godet Kurtin: Albini e ka përcjellë luftën prej Prishtine, lehtë është me çu dikond në luftë

Disidenti.net
Disidenti

Hoxhaj për zgjedhjen e presidentit: VV’ja të mos mendojë se do të shfaqemi në seancë pa biseduar më parë