Disidenti
Lajme

Hoxha nga Shkupi: Të ndalet predikimi në gjuhë arabe me rastin e ceremonive mortore

0Shares

Hoxhë Zekerija Idrizi

TË JETOSH SHQIPTARISHT – TË VDESËSH ARABISHT

Paradoks mbi paradokset është fakti që njeriu të lind, të rritet, të shkollohet dhe të jetoj shqiptarisht, kurse, në fund, të vdesë arabisht. Më tragji-komikë në shoqërinë shqiptare janë ata që flasin shqip por, mjerisht, meditojnë e ëndërrojnë arabisht. Shih ironinë, talebanët shqipfolës edhe hajnë, pijnë, vishen, flejnë, dhyhen dhe pordhin arabisht. Të këtillët, me mjekrra të çoroditura e me fustanella arabo-aziatike dhe shorce treçerekëshe edhe ajrin arbëror na e kanë ndotur se lëre më tjerat.
Mbi arkivolet e të vdekurve myslimanë hidhet një pelerinë e gjelbërt me shkrim arab. Kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë te ne shqiptarët. Mbi arkivolet tona duhet të dominojë flamuri ynë kuq e zi me shkabën dykrenore.
Përfundimisht duhet të ndalet predikimi në gjuhë arabe me rastin e ceremonive mortore, nga i cili nuk merr vesh gjë prej gjëje bota shqiptare. Në to duhet të jehojë gjuha e ëmbël dhe e bekuar shqipe.
Shenjat pellazgo-iliro-shqiptare mbi epitafet e varrezave tona përdëshmojnë autoktonësinë tonë arbërore në trojet tona të stërlashta në Gadishullin Iliric.

AMANET/POROSI FAMILJARËVE:
MBI EPITAF TE VARRI IM TË GRAVOHET BUKUR ARTISTIKISHT FLAMURI YNË KOMBËTAR ME SHKABËN/SHQIPONJËN DYKRENORE, ME MBISHKRIMIN SHQIP ME GERMA LATINE, E JO ARABISHT!

Shqiptarisht dhe idealisht:
Hoxhë Zekerija Idrizi
Berlin/Shkup

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net

Pas 2 javësh, Policia e Kosovës e shpall në kërkim të burgosurin që u arratis nga Burgu i Dubravës

Disidenti.net

“Po t’ju kishte lëvduar juve dhe VV’në do ta quanit hero”, Labi i reagon Kurtit për Faton Hajrizin

Disidenti.net