Disidenti
Lajme

Hoxha kosovar: Kur kemi pas Ramazan serbët na kanë respektu, nuk kanë ngrënë as nuk kanë pi në publik

0Shares

Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi, në emisionin e fundit, ka folur për Ramazanin, ku ka thënë se serbët edhe pse na kanë vra, na kanë pre ama ata na kanë respektuar sepse nuk kanë ngrënë bukë para neve gjatë Ramazanit.

Fatmir Latifi është hoxha që ka qenë i ftuar ditën e mërkure në T7, ku ka folur për Ramazanin.

Ai gjatë intervistës ka thënë se është gjynah që dikush të hanë bukë apo të pijë ujë para atyre personave që agjërojnë në këtë muaj.

Hoxha ka thënë se këta persona duhet respektuar dhe një gjë e tillë nëse s’bëhet është gjynah, ku edhe këtu ka folur për serbët.

“Na i kemi pleqtë gjallë, të cilët kanë punuar me komunitetin serbë, të cilët i kemi pas armiq, por kur kemi pas Ramazan na kanë respektu nuk kanë hangër nuk kanë pi në publik”, ka thënë ai.

Tutje Latifi ka thënë se kjo është diçka e vërtetë që duhet të thuhet.

Më poshtë keni deklaratën.

Loading video

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së: Lufta ndaj kriminelëve të tillë, është pastrim për tokën!

Disidenti.net

Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radjoçiqi

Disidenti.net

Si ka funksionuar grupi terrorist serb? – Policia e Kosovës publikon disa video të reja

Disidenti.net
Disidenti

Hoxha kosovar: Kur kemi pas Ramazan serbët na kanë respektu, nuk kanë ngrënë as nuk kanë pi në publik