Disidenti
Lajme

Hovenier demanton Qeverinë: Çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin SHBA – Kosovë

0Shares

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka demantuar qeveritarët të cilët thanë se marrëdhëniet Shtete të Bashkuara të Amerikës – Kosovë, nuk janë në rrezik, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Hovenier tha se çështja për dinarin serb ka ndikuar në partneritetin mes të dyja vendeve.

O’Brien e bëri të qartë që nëse Kurti nuk na trajton si partnerë, e vë në pikëpyetje se sa partnerë mund të jemi ne me këtë Qeveri. Unë dëgjuar se është thënë se marrëdhëniet SHBA-Kosovë nuk janë ndikuar dhe nuk mund të ndikohen nga kjo situatë, por duhet të jem i qartë që kjo nuk është e vërtetë. Kjo situatë ka prekur partneritetin tonë. Çdo shpjegim tjetër është keqkuptim”

Ai tha se mesazhet e tij dhe të sekretarit O’Brien lidhur me çështjen për zbatimin e vendimit për rregulloren e BQK-së, ishin shumë të qarta.

Sekretari James O’Brien foli për këtë çështje këtë javë dhe mesazhi i tij ishte shumë i qartë, mesazhi im ishte qartë. Ambasadorja jonë në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield
gjithashtu ka qenë mjaft e qartë. Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime shumë domethënëse për mënyrën se si po zbatohet kjo rregullore. Ne i kemi ngritur këto shqetësime edhe në publik dhe i kemi ngritur edhe në privat
”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka shtuar se “ne nuk e sfidojmë nevojën që BQK të rregullojë sektorin e saj financiar. As nuk sfidojmë nevojën që të ndërmarrë veprime për të reduktuar rrezikun e krimeve financiare, përfshirë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Ne kërkuam nga qeveria që të shtyjë zbatimin e kësaj rregulloreje”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net