Disidenti
Lajme

Hiqet guri përkujtimor i nënës gjakovare që e dogji vetën pasi i varrosi eshtrat e djemve të vrarë nga serbët

0Shares

Profesori universitar, Ag Apolloni, ka thënë se Guri përkujtimor i Pashkë Markut, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, është larguar pasditen e djeshme nga pronari i tokës ku ndodhej.

Këtë ai e ka dokumentuar përmes disa fotografive të publikuara në Facebook, e nga ku i ka bërë thirrje Qeverisë e qytetarëve që ta mbrojnë këtë simbol, dhe ta kthejnë gurin aty ku ka qenë, në Korenicë të Gjakovës.

Apolloni ka thënë se ekzistojnë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare dhe se ai është larguar nga aty nga pronari i tokës.

Cila është historia e nënës Pashke Marku?

Historia e Pashkë Markut nuk është e panjohur në Kosovë. Më 27 prill 1999, në masakrën e Mejës ku ranë 374 martirë, ishin edhe dy djemtë e Pashkës, Gjovalini dhe Milani.

Ndonëse dihej se ishin vrarë në këtë masakër, trupat e të dyve u cilësuan si të zhdukur deri më vitin 2003 kur trupat e tyre u kthyen dhe u rivarrosën.

Për katër vite nëna Pashkë priti me shpresë për kthimin të gjallë të bijve të saj. Ajo madje kishte pohuar se nuk do të jetonte më nëse djemtë e saj nuk ktheheshin të gjallë.

Ashtu edhe ndodhi. Me 24 maj 2003 trupat e Gjovalinit dhe Milanit veçse ishin kthyer dhe tash po rivarroseshin.

E shpresa e nënës së tyre se ata do t’i ktheheshin të gjallë mori fund.

Vetëm tri ditë më pas, nëna Pashke i vuri flakën vetës për t’i dhënë fund jetës e dhimbjes për bijtë e saj.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net