Disidenti
Lajme

Haziri tregon a kanë marrë vendim për ta mbështetur Vjosa Osmanin për presidente

0Shares

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ia ka bërë të qartë pretendetes për presidente Vjosa Osmani, se ende nuk kanë vëndosur nëse do ta mbështesin për t’u bërë e para e shtetit apo jo.

Haziri ka thënë se se deri me sot, nuk kanë diskutuar në organet e partisë për mbështetjen e asnjë kandidati për president, ani se këtë post e synon aktualisht vetëm Vjosa Osmani.

“Ne vetëm dëshirojmë që ta qartësojmë rolin e kandidatës për presidente, sepse nuk ka emër tjetër. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka në plan të bëjë kandidatura e as të mbështesë kandidatura tjera sepse nuk kemi biseduar së paku deri sonte për askënd as ta mbëstim asnjë kandidaturë tjetër”, tha Haziri në ATV.

Me tutje numri dy i LDK-së ka theksuar se takimi me Osmanin, do të jetë për të kuptuar se cila është qasja e saj dhe për t’u siguruar se do ta ushtrojë mandatin e saj në frymën kushtetuese.

“Ne do të bisedojmë me kandidatën për presidente për të parë dhe siguru që në frymën kushtetuese ka me ushtru detyrën siç unë pres në frymën kushtetuese duke i trajtuar të gjithë të barabartë duke mos lejuar lidhje nyje me një parti tjetër politike”, është shprehur Haziri.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net