Disidenti
Lajme

Haxhiu e kujton prokurorin Elez Blakaj: Pa Vetting s’ka prokurorë me integritet, mund të ketë rezistencë sepse dikujt i konvenon kjo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka insistuar se pa Vettingun nuk mund të ketë drejtësi funksionale në vend.

Duke raportuar para Komisionit parlamentar për Integrime Europiane, Haxhiu përmendi largimin nga Kosova të ish-prokurorit Elez Blakaj, ndërsa tha se me qeverinë aktuale raste të tilla nuk do të përsëriten.

Haxhiu tha se prokurorët nuk kanë pasur vullnet për t’i trajtuar siç duhet rastet e mëdha të krimit dhe korrupsionit. Ajo tha se “do të ketë probleme në qoftë se do të kemi institucione që nuk e kryejnë detyrën e tyre”.

“Ne jemi duke u munduar që përmes procesit të Vettingut të kemi prokurorë dhe gjyqtarë me integritet që nuk ndikohet nga askush”, tha ajo.

“Në të kaluarën, sidomos në rastin e veteranëve, ju e dini, ne kemi pasur hapur ndikime te prokurori Elez Blakaj, i cili fatkeqësisht u detyrua që ta lëshojë vendin dhe të largohet nga Kosova”, theksoi Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë tha se nuk beson se pa Vettingun mund të ketë veprime serioze në rastet e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Mund të ketë rezistencë sepse dikujt po i konvenon këtë gjendje, mirëpo neve jo. Ne do të punojmë derisa ta kemi shtetin e së drejtës”, tha ajo.

900 mijë euro i morën pa shkuar në punë, kush janë personat që i gjeti auditori?

Disidenti.net

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian

Disidenti.net

Matoshi: Avdullah Hoti ka qenë kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave

Disidenti.net
Disidenti

Haxhiu e kujton prokurorin Elez Blakaj: Pa Vetting s’ka prokurorë me integritet, mund të ketë rezistencë sepse dikujt i konvenon kjo