Disidenti
Lajme

“Hartë leshi” – Rama i reagon ashpër Vuçiqit: Ai shoku në Beograd loz me kukulla në Facebook

0Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili dy ditë më parë publikoi hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.


Rama tha nga Kukësi se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi” dhe se “ai shoku në Beograd luan kukulla në Facebook”.

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”.-tha Rama.

Avokati Halilaj, ka një mesazh për familjen e heroit Bunjaku: Mos i pranoni për ngushëllim ata që e mbajtën në zyrë Milan Radoiçiqin

Disidenti.net

Avokati Asdren Hoxha tensionohet kur pyetet se a është mbrojtës i të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Disidenti.net

Historiani shqiptar: Banjska e Mitrovicës ishte vendbanim shqiptar

Disidenti.net
Disidenti

“Hartë leshi” – Rama i reagon ashpër Vuçiqit: Ai shoku në Beograd loz me kukulla në Facebook