Disidenti
Lajme

Haradinaj: Pandemia jashtë kontrollit, mashtruesit e kandidojnë ministrin për kryetar të Prishtinës

0Shares

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth kandidimit të ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kandidimi i Vitisë në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit, e shpërfaq edhe një herë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.

Ai ka lutur stafin shëndetësor që ta kujdesen për qytetarët, pavarësisht kësaj gjendje që ai e quan mosinteresim nga ana e qeverisë.

Postimi i plotë:

Në kohën kur situata pandemike është jashtë kontrollit dhe Kosova po shënon numër të lartë të rasteve me infeksion, mashtruesit kanë vendosur që ministrin e Shëndetësisë, ta kandidojnë për kryetar të Prishtinës.

Largimi i ministrit Vitia nga përgjegjësitë shtetërore dhe kalimi i vëmendjes së tij tek gara zgjedhore, edhe njëherë e shpërfaq fytyrën e vërtetë të Qeverisë së mashtrimit.

Kjo qeveri, para interesave të ngushta politike, duhet të ketë interesat e shtetit dhe të përkushtohet në menaxhimin e gjendjes së rëndë shëndetësore në vend, që çdo ditë po merr jetë të qytetarëve.

Koston e kësaj gjendjeje, do ta paguajnë jo vetëm pacientët e stafi mjekësor, por edhe ekonomia e vendit, me masat që këta mashtrues do t’i vendosin, ashtu siç mbyllën vendin dhe shkatërruan ekonominë vitin e kaluar.

Pavarësisht nga mosinteresimi i Qeverisë, lus stafin shëndetësor në nivel vendi, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në kujdesin për qytetarët e Kosovës.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net