Disidenti
Lajme

Haradinaj: Kurti ka zgjedhur rrugën drejt largimit nga NATO, kjo është agjenda ruse

0Shares

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se ka zgjedhur një rrugë drejt largimit nga NATO, raporton Gazeta Sinjali.

Në një prononcim për media pak para fillimit të seancës së Kuvendit, Haradinaj tha se kjo është agjendë ruse dhe se Kosova do duhej ta zbatonte marrëveshjen franko-gjermane që shpie drejt anëtarësimit në NATO.

Për ne do të kishte qenë shumë interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si plani franko-gjerman ne të fillojmë më zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohorë mundësin e anëtarësimin në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO siç është samiti i këtij viti, samiti i 75. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implemtimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim. Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer nga agjenda ruse.

Interesi ynë do të kishte qenë që menjëherë pas marrëveshjes, e veçanërisht për situatën e sigurisë të ecim me zbatim, të hyjmë në NATO. Për fat të keq Kurti ka shkuar prapa dhe kjo i ka sjellë këto rrethana”, tha Haradinaj.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net