Disidenti
Lajme

Haradinaj: Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar, e kritikon për politika të brendshme dhe të jashtme

0Shares

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është bërë i dëshmëm dhe zullumqar.

Ai ka thënë se po vijnë tashmë pasojat e pozicionimeve të papërgjegjshme të Kurtit në raport me shumë tema.

Më tej, ai ka thënë se vendimet që janë bërë në sferat e ekonomisë, sigurisë, arsimit dhe dialogut janë bërë barrë e rëndë për vendin.

Tutje, Haradinaj ka përmendur specifikisht vendimin e fundit të Gjykatës së Drejtësisë në BE për përjashtimin e Kosovës nga Organizata e Rregullatorëve Evropian të Telekomunikacionit.

Më tej, e ka kritikuar Kurtin edhe për moslejimin e tërheqjes së trustit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kryeministri është bërë i dëmshëm e zullumqar!

Pasojat e pozicionimit të papërgjegjshëm të Kryeministrit të Kosovës në raport me pothuaj të gjitha temat që kanë të bëjnë me vendin, po vijnë!

Vendimet e tij në sferën e ekonomisë, të sigurisë, të arsimit, të dialogut, të marrëdhënieve me partnerët strategjikë, tashmë janë bërë barrë e rëndë për vendin e për popullin.

Në këtë rrafsh duhet parë edhe vendimin e fundit të Gjykatës së Drejtësisë të BE për përjashtimin e Kosovës nga Organizata e Rregullatorëve Evropianë të Telekomunikacionit.

Pasojë e pozicionimit të tij të gabueshëm është edhe rikthimi me urgjencë i temës së Asociacionit dhe avantazhi i Serbisë në procesin e dialogut.

Qasja e tij e gabueshme ka bërë që Komuniteti Ndërkombëtar, më me simpati ta shohë Serbinë së sa Kosovën. Veç Albin Kurti ka arritur që xhelatin ta shndërrojë në viktimë.

Ai me para të taksapaguesve shkon në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, gjoja për të folur për investimet e huaja në Kosovë, madje organizon edhe një Samit të Investitorëve në Cyrih, ndërsa paratë e buxhetit i ka mbyllur në bunker dhe ekonominë e ka llom. Kjo më e pakta është hipokrizi. Ai jo vetëm që parat e buxhetit nuk i kthen tek qytetari, por atyre iu ka pamundësuar që në këtë kohë të rëndë ekonomike e sociale, ta marrin një pjesë nga paratë e kursyera të Trustit, që janë të tyre.

Kryeministri është shndërruar në zullumqar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij Facebook.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net