Disidenti
Lajme

Haradinaj kërkon shkarkimin e Ministrave Aliu, Haxhiu e Sveçla: Po bashkëpunojnë me Nexhat Krasniqin, a thojshin që është i korruptum

0Shares

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar shkarkimin e tre ministrave të kabinetit Kurti, pasi që sipas tij ata po bashkëpunojnë me një njeri që dikur e kanë akuzuar për korrupsion.

Ai tha se ministrat Liburn Aliu, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Svecla duhet të shkarkohen pasi po bashkëpunojnë me Nexhat Krasniqin, shef i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës i njohur ndryshe edhe si “Baba i Tenderëve”, shkruan Reporteri.net.

“Në atë ministri është kasaphane me korrupsion. Liburn Aliu e ka aty njeriun për të cilin më ka akuzuar mua se ëshët hajn, ai e ka shef të prokurimit. Kjo është e vërteta. Nëse po rrej shkoni pyetni në Ministri, e atje e atje. Ai është që i nënshkrun qito të Durmishi, që thojke Durmishi i kena ndërru. Unë besoj që populli jonë, kur t’i thuj dikujt 20 vjet ai beson se është qashtu. Na thojmë kur e lëshon një rrenë në fillim të pazarit në fund të pazarit i beson edhe vet”, tha Haradinaj në Pressing të T7.

Ai thotë se është habitur dhe nuk ka mundur ta besoj kur e ka lexuar në media se Nexhat Krasniqi është bashkëpunëtor i ministrit Aliu.

“Shumë sene po sqarohen shumë shpejt. Unë nuk kam mujt me besu kur e kam lexu në një portal që ai Nexhati qashtu, qishtu… Nuk mujsha me besi që Liburni, Albulena që shet mend, ligj drejtësi e vetting, Xhelal Svecla që shet mend për ligj, që unë ndali kriminel, më kanë marrë në pyetje. Tash ata e kanë bashkëpunëtor këtë. Ose pse nuk ma japin një spiegim e me dalë në foltore me thënë ‘jo jemi kanë gabim, ky ish njeri i mirë’. Në rregull. A e shihni heshtjen. Në këtë situatë në një vend normal këta tre ministra ish dashtë me shku në shpi, jo më cu atë po vet ish dashtë me shku në shpi se shihet para popullit cka kanë thënë atëherë, një parlament kanë diskutu oër të. Unë nuk e njoh, por ata le të dalin të kërkojnë falje për atë çka kanë thënë ose të na tregojnë tash cka po ndodhë.”, shtoi Haradinaj.

Për mbajtja në pozitë kundërligjshëm të Krasniqit në Ministrinë eInfrastrukturës Ramush Haradinaj ka folur edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi VV-ja disa herë sa ishte në opozitë e kishte përshkuar Krasniqin si të korruptuar e të fuqishëm.

Haradinaj i kujtoi Qeverisi Kurti se si dikur Nexhat Krasniqin edhe partia e tyre e konsideronin si ‘baba i tenderëve’ e ‘kuopla e krimit’, por se tash tash vazhdon të jetë duke punuar në Ministrinë e Liburn Aliut.

“Qeveria Kurti e ka nisur bukur keq me çështjen e korrupsionit… Xhelal Sveçla bashkë me zonjën Haxhiu dhe zotin Aliu, më kanë marrë në pyetje për personin e quajtur Nexhat Krasniqi, i cili sipas tyre është baba i tenderëve, është kupola e krimit dhe është dikush që nuk bën me punu me të se është i dënum prej gjykatave e ku ta di unë”, ka thënë Haradinaj javën që shkoi në Kuvend.

“Rezultat i kësaj ndërhyrje të deputetëve ka ardhë edhe deri tek shkarkimi i tij me sa marr vesh unë zoti Nexhat Krasniqi me gjase u la, tash nuk është më ai baba i krimit, u bo i mirë, është në punë te ministri Liburn Aliu edhe i kryen funksionet e veta. Një njeri që një Kosovë ka dëgju për të, u kanë temë, disa herë kom dhanë sqarime për të, tash në Qeverinë Kurti ëhstë rahat. Noshta ai u bo i mirë ose këta kanë ndryshu nuk e di cka ka ndodhë në ndërkohë.”, shtoi Haradinaj.

Kujtojmë se Nexhat Krasniqi po e mban këtë poztë kundërligjshëm.
Madje “Baba i Tenderëve”, ka gisht edhe në tebderët që me shumë bujë ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu i anuloi javë më parë.

Nëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024.

Tenderi që u anulua me 15 prill 2021, për të cilin Ministri Aliu dhe zëvendësi i tij Hysen Durmishi dolën edhe në një konferencë për media disa ditë pasi ishte anuluar, doli se ishte prokuroruar nga Nexhat Krasniqi, i njohur si ‘Baba i Tenderëve’, ndërkohë që që dyshohet se i njëjti e mban jashtëligjshëm pozitën e shefit të Prokurorimit në ministrinë që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Por vetëm disa javë pas, i njëjti tender iu rihap.  Madje, edhe këtë herë tenderi kaloi nëpër duart e ‘Babës së Tenderëve’, Nexhat Krasniqit, si shef i Prokurorirmit në Ministrinë e Infrastrukturës, ndonëse me vendim të plotfuqishëm të një gjykatës prej vitesh i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net