Disidenti
Lajme

Haradinaj ia bën pak qejfin vetës: Nëse VV kërkon kandidaturën time për president, AAK e pranon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosja e kërkon kandidaturën e tij për president, atëherë partia që ai drejton do ta pranojë.

Haradinaj në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se AAK nuk ka nevojë për ta votuar Qeverinë Kurti, pasi ky i fundit ka votat e nevojshme.

“Nëse Lëvizja Vetëvendose kërkon kandidaturën time në këtë rast edhe përkrahjen e Aleancës, ne pranojmë, nuk jemi kundër”, tha ai.

Haradinaj ka treguar se më 18 mars AAK do të zgjedhë kryetarin e Grupit Parlamentar dhe në këtë pozitë do të emërohet Shemsedin Dreshaj, i cili u bë deputet pasi Daut Haradinaj hoqi dorë nga mandati i tij, për t’u angazhuar në organizimin partiak për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Kurti i thërret në bisedë informative drejtuesit e medieve kryesore në Kosovë

Disidenti.net

Doarsa Kica-Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Disidenti.net

Si u dyfishua haxhillëku brenda vetëm gjashtë viteve – Këto janë çmimet ndër vite

Disidenti.net
Disidenti

Haradinaj ia bën pak qejfin vetës: Nëse VV kërkon kandidaturën time për president, AAK e pranon