Disidenti
Lajme

Haradinaj: Gabohet kush mendon se Kurti e nxjerr Kosovën nga drejtimi i gabuar, ta shkarkojmë Qeverinë

0Shares

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar, e cila sipas tij po i shkakton humbje dhe po i sjellë goditje vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë seancës së sotme plenare, Haradinaj ka thënë se humbjet dhe goditjet janë të shumta dhe ato po i thonë edhe aleatët ndërkombëtarë.

“Dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar, rrugë e cila po i shkakton humbje, po i sjell goditje Kosovës. Mundem me i listu humbjet dhe goditjet për Kosovën, janë të shumta, i keni dëshmu, shpjegu shumë prej jush, e po na i thonë edhe aleatët tanë. Tani nëse ne në Parlament e shohim Qeverinë tonë që e udhëheq vendin në drejtim të gabuar dhe i sjell goditje vendit e humbje të njëpasnjëshme si të veprojmë ju lutem?”, tha ai.

Ai tha se janë të gabuar ata që mendojnë se Kurti do ta nxjerr Kosovën nga drejtimi i gabuar, pasi sipas tij, është pikërisht kryeministri ai i cili i ka sjellë Kosovës sanksione dhe ndëshkime.

“Nëse dikush nga ne ende shpreson se Albin Kurti dhe qeveria Kurti do ta nxjerr Kosovën nga drejtimi i gabuar, nga drejtimi humbës e nga sanksionet jam i bindur se do të del gabim. Nuk besoj që ne duhet të presim që ai që e ka sjell Kosovën në pozitën e të ndëshkuarit, të goditjeve të njëpasnjëshme e të humbjeve edhe në në planin e brendshëm e të sigurisë, dhe atë ndërkombëtar, të shpresojmë që ai do ta nxjerr”, deklaroi deputeti.

Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve, përfshirë edhe atyre të pozitës për të votuar mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

“Besoj që është detyrë e Parlamentit që ta nxjerr Qeverinë Kurti dhe Albin Kurtin nga drejtimi i gabuar. Detyrë e gjithë deputetëve dhe jo vetëm opozitar. Besoj që ne si Parlament duhet t’i marrim përgjegjësit. Ne e kemi votu, Parlamenti  e ka votuar Qeverinë, qytetaret i kanë votuar të zgjedhurit e të zgjedhurit Qeverinë, e ne që i kemi dhënë besimin e në këtë rast shumica, ju lus shqyrtone a është në rregull me vazhdu një drejtim siç e kemi në vend apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net