Disidenti
Lajme

Hajnat në Gjakovë vjedhin pajisjet e makinave për shtrimin e asfaltit të kompanisë “Benita”, dëmi rreth 15 mijë euro

0Shares

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar kështu humbje e pasiguri. Raste të tilla shpesh ndodhin edhe në vende publike e hapësira të ndryshme, raporton Gazeta Sunja

Një rast i tillë i ka ndodhur së fundi në Gjakovë, ku një punëtorit të kompanisë “Benita Company” nga Klinë, hajnat ia kanë vjedhur pajisje që përdoren për ta shtruar asfaltin.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se persona të panjohura kanë arritur që të marrin mjetet e punës, duke shkaktuar kështu dëm në vlerë të rreth 15 mijë eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, ku në kuadër të zhvillimit të hetimeve është intervistuar edhe punëtori i kompanisë, i cili ka dhënë detaje për rastin.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net