Disidenti
Lajme

Hajdari: Gjuha e trupit dëshmoi që Kurti ishte konfident, e Vuçiq në stres

0Shares

Fatime Hajdari – komentatore politike ka thënë se sot Kryeministri, Albin Kurti, ishte i qartë, konfident dhe tejet i artikuluar, raporton Gazeta10.

Këtë vlersim, Hajdari e dha nëpërmjet analizës së gjuhës trupore të Kurtit e Vuçiq. Teksa ka vlerësuar, se për dallim prej Kurtit, gjuha e trupit dëshmoi që presidenti serb ishte në stres.

“Ajo çka është e rëndësishme është që e kemi parë një takim që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë jashtëzakonisht konfident, i qartë, i artikuluar, diçka që të gjithë e kemi pritë, pa asnjë diskutim. Kjo bazuar në gjuhën e trupit, pasi bisedon me z.Borrell, pyet se cilën në pjesë të tavolinë duhet të ulet, për dallim prej Vuçiq, i cili për shkak të presionit harroi edhe t’ia zgjaste dorën z.Borrell”, tha ajo./Gazeta10

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net

‘Të priftë e mbara, Kryeministër’: Krasniqi zyrtarizon kandidaturën e Bedri Hamzës

Disidenti.net

PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Disidenti.net