Disidenti
Lajme

Gruaja që ngeli shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë

0Shares

39-vjeçarja Rebecca Roberts ishte 12-javëshe shtatzënë kur kuptoi se ishte shtatzënë përsëri. Ekografia tregoi se bebushi i saj në bark, krejt papritur tani kishte edhe një motër.

“Unë mbeta shtatzënë ndërsa isha tashmë shtatzënë, gjë që ishte absolutisht e çmendur. Sepse kjo nuk supozohet të ndodhë,” tha Rebecca.

Mjekët i thanë çiftit se foshnjat u krijuan me të vërtetë rreth tre javë larg njëri-tjetrit.

“Nuk mund ta besoja se më kishte ndodhur. Është si të fitosh lotarinë. Bëmë një hulumtim, dhe ne kuptuam se sa unikë dhe sa me fat ishim”.

Të ngelesh shtatzënë ndërsa tashmë mban një fetus në bark është aq e rrallë sa që një studim i vitit 2008 zbuloi më pak se 10 raste të regjistruara në botë.

Sipas mjekësve ky fenomen njihet si superfetacion. Ende nuk dihet me saktësi pse ndodh superfetacioni por deri më tani, raportet e rasteve tregojnë se shtatzënia e dytë ka tendencë të ndodhë afërsisht dy ose katër javë pas shtatzënisë së parë. Dhe meqenëse foshnjat janë kaq të afërta në moshë, një nënë që përjeton superfetacion përballet me rreziqe të mundshme si lindja e parakohshme, presioni i lartë i gjakut edhe lindjet rezultojnë të jenë të suksesshme.

Po ashtu mjekët theksojnë se duke qenë se ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale prandaj binjakët dalin me pesha, gjatësi dhe grupe gjaku të ndryshëm nga njëri tjetri.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net