Disidenti
Kuriozitete

Gruaja harron të heqë maskën kur fotografohet për patentë shofer

Maskat mbrojtëse kundër koronavirusit janë bërë pjesë e rëndësishme e përditshmërisë sonë, saqë disa njerëz e kanë të vështirë të mbajnë mend kur t’i heqin ato.

Kur Lesley Pilgrim, 25 vjeç, kishte nevojë për një fotografi të re për patentë shofer, ajo shkoi në zyrën e ID e mbuluar në mënyrë të përshtatshme për t’u mbrojtur nga virusi.

Por ajo kishte harruar të heqë maskën teksa u fotografua.

Fotografi e vuri re dhe i kërkoi asaj ta hiqte para se të bënte një foto të dytë.

Vetëm një javë më vonë, kur dokumenti i ri mbërriti, Lesley kuptoi se ata kishin shtypur foton e parë.

ID-ja mund të jetë e vlefshme, por autoritetet në Orange County, California, i kanë kërkuar asaj të kthehet për një foto tjetër falas.

Lesley tha: “Në fillim, thjesht e shikoja. U desh pak kohë për t’u përpunuar. Pastaj fillova të mendoj, oh zot, si studente e drejtësisë kjo nuk mund të jetë e ligjshme. Nëse unë ia japë këtë një oficeri policie ai do të mendojë se është e rremë dhe unë do të kem telashe”.

Pavarësisht se ishte e shqetësuar se dokumenti i saj mund të mos ishte i ligjshëm, Lesley e ka përdorur atë me sukses dy herë ndërsa pret një të ri.

A e dini pse dyert në banjot publike nuk arrijnë në dysheme?

Disidenti.net

“Shtëpia më e vetmuar” në botë që ndodhet në një ishull të braktisur, po shitet për 340 mijë dollarë

Disidenti.net

A dini si t’i lani atletet?

Disidenti.net
Disidenti

Gruaja harron të heqë maskën kur fotografohet për patentë shofer