Disidenti
Lajme

‘Gruaja e harruar’ e protestës së 1 tetorit: I dhamë fund heshtjes, Albin Kurti ishte aktivist i shquar

25 vite më parë, ajo ishte njëra nga pjesëmarreset në protestën e madhe të 1 tetorit të 1997, e ku udhëheqës ishte edhe Albin Kurti, tash kryeministër i Kosovës. Por, që nga atëherë, Lirie Mavraj nuk është se ka rrefyer shumë e publikisht në lidhje me kohën kur studentët e Universitetit të Prishtinës protestuan me ngulm, e të bashkuar me profesorët e tyre.

Si shumë gra e burra të tjerë,ajo marshoi në kërkim të lirimit të hapësirave të Universitetit,të cilat kishte vite që ishin bërë “zonë e ndaluar” për studentët shqiptarë.

“Fundi i heshtjes”

Mavraj, që është juriste e diplomuar, thotë me modesti se ajo ishte vetëm njëra nga protestueset e ‘protestës madhështore’, gjersa tregon se ajo atëbotë punonte në gazetën e studentëve “Bota e Re”.

“Protestat e 1 Tetorit 1997 ishin ato që thyen heshtjen e deriatëhereshme politike dhe të levizjeve në mbarë vendin. Ato i dhanë fund heshtjes dhe apatisë 7-vjeçare në Kosovë dhe e kthyen vemendjen e botës në Kosovën si problem i pazgjidhur dhe i harruar në Evropën e e asaj kohe. Ato protesta i hapën rrugë daljës në skenë të UÇK-së.”, thekson ajo.

E rritur në frymën që vlerësonte bojkotimin e pushtetit serb, që mori përmasa të një apartheidi, Mavraj vlerëson se gratë kontribuan kudo në rezistencën e Kosovës.

“Gratë kishin rol dhe ishin të përfshira kudo në aktivitetët e kohës e veçanarisht në kuadër të lëvizjes së studentëve, si aktiviste e lidere me përgjegjësi. Një numër i madh studentesh ishin pjesë e rëndësishme e aktivitetit studentor në atë kohë.”, shton ajo.

Mavraj, e cila ka 2 dekada që punon si zyrtare në Ministrinë e Financave, Punës e Transfereve, e kujton mirë aktualisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ishte një nga emrat e përvecëm më të njohur të lëvizjes studentore.

Ajo Kurtin e vlerëson si “aktivist të shquar”.

“Albin Kurti ishte një ndër aktivistët e shquar të Lëvizjes së studentëve 1997, krahas bashkëveprimtarëve të tjerë, dhe të gjthë së bashku bënë atë lëvizje që shënoi kthesën në vendin tonë në atë kohë.”, tha ajo.

25 vite pas protestës, zonja Mavraj vlerëson se Kosova është zhvilluar shumë.

“Ka shumë përparim në zhvillimin e vendit. Ajo që është e dhimbshme jane dallimet dhe hendeku i madh ndërmjet subjeketëve politike në vend. Mendoj se i kalon limitet që i toleron demokracia.”, përfundoi ajo.

Kujtimet

Në një ceremony shtetërore, sot gjatë ditës është kujtuar 25 vjetori i protestës së studentëve, e cila vlerësohet si një nga momentet e thyerjes së apatisë së kohës.

Kryeministri Albin Kurti, që atëbotë ishte në mesin e organizatorëve, shkroi për këtë ngjarje, duke thënë se 1 tetori ktheu dinjitetin.

“Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit. Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi.”, shkroi Kurti.

Në këtë ceremoni, u shfaq edhe një dokumentar në lidhje me jetën dhe vepren e Ejup Statovcit, atëbotë rektor i Universitetit të Prishtinës, i cili ishte po ashtu në krye të protestës.

Ish-rektorin e guximshëm, Kurti e quajti figurë të jashtëzakonshme.

“Studentët nuk ishin vetëm, sepse e kishin një figurë të jashtëzakonshme si Profesori Ejup. Ai i cili dekadat e jetës së tij, ia dedikoi Universitetit, Kosovës, popullit dhe mbarë kombit shqiptar.”, shkroi ndër të tjera Kurti në një postim në profilin e tij në Facebook.

Krahas Kurtit, ndër organizatorët më të njohur ishin edhe Bujar Dugolli, tash profesor në UP, Muhamet Mavraj, ndër gazetarët veteran të Kosovës, e Driton Lajçi, që më vonë do t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Nacionale

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

‘Gruaja e harruar’ e protestës së 1 tetorit: I dhamë fund heshtjes, Albin Kurti ishte aktivist i shquar