Disidenti
Lajme

Grabovci fton Limajn në PDK: Do ishte pozitive nëse ai do ta gjente veten tek ne

0Shares

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, në një intervistë përballë Ilir Mirenës në Periskopi, ka treguar nëse mund të ketë një ribashkim me NISMA-n e Fatmir Limajt në PDK.

Grabovci deklaroi se PDK është e hapur për të gjithë dhe në rastin konkret z. Limaj do ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetëveten në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Fatmir Limaj ka qenë një ndër themeluesit e PDK-së, e dimë atë. Dhe mendoj se PDK duhet ta ruajë atë të kaluarën e vetë, përcaktimin e vetë – e hapur për të gjithë. Në PDK kanë vend të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre, edhe z. Limajn nuk e shoh si të tepërt përkundrazi do të ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetëveten në PDK-në”, tha z. Grabovci.

Grabovci ka komentuar edhe ndarjen e Limajt nga PDK-ja dhe ka treguar se a do t’i pengonte partisë fakti që kanë qenë pjesë e VLAN-it kundër tyre.

“Unë nuk mund të them sepse ato janë gabime që lënë pasoja dhe nuk harrohen. Por, mund të falen dhe këtë ne duhet ta kemi parasysh. Për hir të procesit, se asnjëri nuk jemi të angazhuar për interesin individual. Fuqizimin e PDK-së, së pari duhet t’i shfrytëzojë kapacitetet e brendshme që i ka këtu ekzistuese, t’i aktivizojë, mobilizojë, t’i shpërndajë detyra e përgjegjësi prej qendrës. T’i ofrojë një vizion apo ofertë që është e kapshme për qytetarin e vendit. PDK- duhet të jetë e hapur për të gjithë. Unë absolutisht nuk kam asgjë kundër që në PDK të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribojnë për procesin të jenë pjesë. Pavarësisht vërejtjet, po e quaj ndonjë mospajtim, me Fatmir Limajn unë rri, komunikoj dhe besoj që me Fatmir Limajn kur të është në pyetje interesi i përgjithshëm mund të harmonizohemi shumë“, deklaroi në intervistën e Periskopit z. Grabovci. /Periskopi/

Më poshtë keni intervistën e plotë të z. Grabovci për Periskopin:

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net