Disidenti
Lajme

Glauk Konjufca merr vendimin e keq për deputetët (Dokument)

0Shares

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka marrë vendim të ri se si do të paguhen deputetët për shpenzimet e tyre. Me këtë vendim, është përgjysmuar shuma që u jepej deputetëve për rrugën që e bënin për të shkuar në Kuvend.

Një prej ngjarjeve që ka pasur më së shumti reagime këtë vit ishte ajo e shpenzimeve të deputetëve, kur u mor vesh se sa para marrin çdo muaj nga kompensimi për udhëtim.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka nënshkruar sot një vendim të ri për këtë punë, ku është rirregulluar çështja e shpenzimeve të deputetit.

Sipas vendimit të cilin e ka Paparaci , deputetëve për shpenzime ditore u ndahen nga pesë euro, kur marrin pjesë në seanca dhe në mbledhjet të komisioneve.

“Për shpenzime ditore të deputetit ndahen nga 5.00 euro në ditë për pjesëmarrjen në punimet e seancës plenare, në mbledhjen e komisionit parlamentar dhe në grup punues”.

Ndërsa, me këtë vendim është ndryshuar shuma që u kompensohet deputetëve, varësisht se çfarë udhe bëjnë deri në Kuvend.

“Kompensimi për shpenzimet e udhëtimit të deputetit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare, në mbledhjen e komisionit parlamentar dhe në grup punues, caktohet si vijon: prej 15 km deri në 30 km – 5 euro, deri në 60 km – 10 euro dhe mbi 60 km – 15 euro”.

Shpenzimet maksimale të udhëtimit që një deputeti mund t’i mbulohen, sipas këtij vendimi, janë 150 euro.

Sipas një sqarimi të Kuvendit në shkurt të këtij vitit, që nga 2011-a, deputetët paguheshin dyfish më shumë sesa vendimi i sotëm i Konjufcës.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net