Në Gjykatën Speciale është shpallur aktgjykimi për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, e ka dënuar Calin me 26 vite burg, i cili nga prokuroria akuzohet për krime lufte.
Gjyqtarja e Dhomave të Specializuara, para se të lexonte aktgjykimin, ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku theksuar se Specialja është themeluar nga Kuvendi i Kosovës.
“Duke se ka konceptime të gabuara se këto akuza u ngritën kundër UÇK-së apo të gjithë popullit të Kosovës. Nuk ka asgjë më larg të vërtetës se kjo. Ishte pikërisht populli i Kosovës përmes Kuvendit që zgjodhi të krijonte dhe t’i jepte kompetenca këtij institucioni. Gjithashtu përgjegjësia penale para Dhomave të Specializuara është vetëm në individuale.” – theksoi ajo.