Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër dhe me ironi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh partisë në pushtet lidhur me zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Gjinovci e ka quajtur ‘plagjiator’ anëtarin e ri Selim Bazeraj. Më tej ai ka ironizuar me ministrin Nagavci, duke përmendur “përparimin që po bëhet në arsimin e lartë”.
“Urime kryeministrit fillimi i kapjes së institucioneve arsimore!”, tha ndër të tjera Gjinovci.
Postimi: