Ai ka thënë opozita nuk po sillet sikur humbëse dhe nuk po sillet normalisht.

“Edhe VV’ja kur ishte në opozitë bënte këso sjelljesh. Për mua është e pakuptimtë. Duhet të qëndrohet në sallë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sjelljet e PDK’së dhe AAK’së në takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin sot kanë qenë të pakuptimta.

“Po i shihni edhe vetë. Duket se nuk e kanë marrë mësimin. Por edhe situata nuk është si duhet. VV i deshi 61 deputetë. I ka vetëm 58. Nuk është shumica e duhur”, tha ai.

“Jam që të shkohet në zgjedhje. Enver Hoxhaj le të futet në zgjedhje. E shihni se nuk ka guxim. As partitë tjera. Pse po sillen kështu. Të shkojmë në zgjedhje pra. Pse nuk po bëni zgjidhje. 300 mijë vota i mori Osmani. Asnjë person nuk i ka marrë kaq shumë vota për një pozitë të caktuar. Ka legjitimitet. Kemi shumë nevojë për zgjedhje të reja”, tha ai.