Drejtori i organizatës për arsim ORCA, Rron Gjinovci, ka reaguar pas shkarkimit të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.
Për këtë shkarkim ai ka fajësuar Ministrinë e Arsimit.
Sipas tij, përfaqësuesit e Senatit dhe të ministrisë në Këshill Drejtues të UP-së kanë bashkëpunuar për këtë shkarkim.
“Këshilli Drejtues përbëhet prej 9 anëtarëve, 4 të dërguar nga Ministria dhe 5 nga Senati i UP-së. 5 anëtarët e Senatit e kanë filluar mandatin e tyre para 20 ditësh, më 1 tetor. Në mesin e 5 anëtarëve të dërguar nga Senati më të votuarit e tyre kanë qenë plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi. Për ta shkarkuar rektorin duhen 6 vota. Pra, as përfaqësuesit e Senatit as ata të Ministrisë nuk mund ta bëjnë këtë pa një bashkëpunim. Kjo tregon që përfaqësuesit e Ministrisë në krye me Altin Sahitin që edhe e drejton këtë Këshill, kanë bërë pakt me selimët dhe rifatët për ta shkarkuar rektorin që denoncon publikisht plagjiaturën. Urime reforma me Rifatin, Selimin, Dugollin!”, ka shkruar Gjonovci.