Disidenti
Lajme

Gjilanasi i zë dy hajna në shtëpi, i bën “llom” që të dy

0Shares

Një tentim-vjedhje nga hajnat në Gjilan dje pas mesnatës mund të kishte përfunduar keq.

Kjo pasi që dy hajnat u zunë në flagrancë nga pronari i shtëpisë të cilës kishin hyrë për ta vjedhur.

Policia ka thënë se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre (si i dyshuar) është ballafaquar me dy të dyshuarit të cilët i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur, dhe gjatë përleshjes në mes tyre, të tre kanë pësuar lëndime.

Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net