Disidenti
Lajme

Deklarata ‘bombë’ që tronditi Vuçiqin/ Scholz nuk e la në ‘baltë’ Kosovën – ja si e injoroi Thaçi me shokë Gjermaninë!

0Shares

Gjermania vazhdon të jetë një nga aleatet më të fuqishme të Kosovës.

Në vazhdimësi shteti gjerman ka ofruar mbështetje dhe ndihmë ndaj vendit tonë.

E këtë gjë, më së miri e vërtetoi kancelari gjerman Olaf Scholz me vizitën e tij në Kosovë javë më parë.

Për të folur për raportet Kosovë-Gjermani “Bota sot” kontaktoi me publicistin nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Ai fillimisht komentoi mbështetjen e Amerikës, veçanërisht të Gjermanisë për Kosovën.

Sipas tij, raportet në mes dy shteteve të lartpërmendura ka tha se në disa raste rivalizojnë njëra-tjetrën edhe pse janë aleate.

Sipas tij, Rusia do ta shkatërronte Evropën nëse nuk do ishte Amerika.

“Gjermania dhe Amerika, edhe pse aleatë, në disa raste rivalizojnë njëra-tjetrën. Dihet se Evropa pa Amerikën, do të gëllabërohej nga Rusia. Është vlerësuar, meritueshëm, kancelarja Merkel dhe gadi sa nuk e barazoi pararendësin e saj Kohl. Por, kokëtimi i Merkel me Rusinë, në veçanti, në kontraktimin prej miliarda euro të gazit rus, përkundër mospajtimit amerikan, zvetnon, në një masë, shkëlqimin enormë të – Mama Merkel -. Dhe, kjo u dëshmua, qartazi, në sulmin, për “pikë të qejfit”, me bombardimet e Rusisë barbare, kundër Ukrainës sovrane”, deklaroi ai.

Zeqiraj përmendi edhe ish-kancelarin gjerman që kishe raportet të ngushta me Serbinë.

Mirëpo, i cili u ‘ndalua’ pas dyshimeve për flirtim me Rusinë.

“Schröder, duke qenë kancelar, i fitoi zgjedhjet edhe për një mandat të dytë. Por, SHBA, duke i parë flirtimet e tij të dyshimta me Rusinë, e stopoi atë, duke ia pamundësua çfarëdo koalicioni me subjektet politike, të domosdoshëm, për ta krijuar qeverinë.

Ishte ky ish-kancelar, me një pjesë të deputetëve të SPD-së dhe të majtës gjermane, me miqësi ideologjike me Serbinë, që akuzuan ministrin e Mbrojtjes, Rudolph Scharping, kinse, alarmoi, falsifikueshëm, Bundestagun gjerman, për krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe, informacionet e tij “alarmuese”, e bindën Bundestagun, duke e bërë Gjermaninë pjesë të sulmeve bombarduese, kundër Serbisë agresive e luftënxitëse, në Ballkan e përtej”, theksoi publicisti.

Po ashtu, ai nuk harroi ta përmendte edhe ministrin gjerman, Schaprping, i cili solli fakte tronditëse të krimeve të soldateskës serbo-sllave, nën komandën e kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

“Ministri i Mbrojtjes, Scharping, i bindur dhe krenar, për Gjermaninë e tij, e cila u bë pjesë e një lufte të drejtë, për ta shpëtuar dhe çliruar Kosovën, solli fakte, sa bindëse, aq edhe tronditëse, të krimeve të soldateskës serbo-sllave, nën komandën e kryekasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Ministri Scharping, me dëshmitë e tij, serioze dhe dinjitoze, i mundi nostalgjikët e komunizmit sovjetik-stalinist, të kontrabanduar në Bundestagun gjerman, lakej të Schröderit. Ai e quajti misionin e tij politik të përfunduar me nder. Dhe, filloi një romancë dashurie, edhe pse të vonuar, por, gjithësesi, të lumtur, në privatësinë dhe qetësinë e nevojshme shpirtërore, sepse kauza e tij ishte e drejtë dhe fisnike. Ai u bë pjesë e lirisë të popullit të Kosovës. Dhe, këtë po e përjetonte edhe si fitore të popullit gjerman dhe të popujve liridashës botërorë. Nder e mirënjohje të pakufishme, për ushtarakun, e rreptë dhe të drejtë, Rudolph Scharping!”, nënvizoi Zeqiraj.

Më tej, publicsti tregoi se si Thaçi me shokë e shpërfillën Gjermaninë, për t`u përqendruar vetëm tek SHBA. “Amelika”, “Amelika”, e Hashimit, siç thoshte Albini.

Megjithatë, ata gabuan deri në trupërim, pasi ishte pikërisht kancelari gjerman Schol që lëshoi deklaratën bombë, ku i kërkoi Serbisë nga Prishtina që ta njoh Kosovën.

“Ish-kancelari Schröder, edhe pas pavarësimit të Kosovës, si aleat personal i Rusisë dhe i satelitëve të saj, në këtë rast të Serbisë, do të deklarohej se “nuk kam qenë dhe as nuk jam për pavarësinë e Kosovës”! Politikanët dritëshkurtër të Kosovës, rastin vetjak të Schröder, e shtrinë edhe tek subjekti politik SPD, madje edhe tek CDU. Ata, konkretisht, Hashimi me shokë, shpërfillën Gjermaninë, për t`u përqendruar vetëm tek SHBA. “Amelika”, “Amelika”, e Hashimit, siç thoshte Albini, e përsëritur, hipokrizisht, tani, nga Ramushi, e lënë në harresë Gjermaninë.

Por, u gabuan, deri në turpërim! Është kancelari Olaf Scholz, i SPD, që lëshon deklaratën bombë në Prishtinë, për ta përsëritur edhe në Beograd: “Mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të këtë njohje reciproke”. E thënë kjo në vendin dhe kohën e duhur, nga shefi i kryeshtetit evropian, me ndikim parësor ekonomik dhe politik, siç është Republika Federale e Gjermanisë, u bë kryetemë botërore, se “kur është mjaft, është mjaft”, me tolerancën dhe durimin kristian, që bënë Evropa dhe bota demokratike, ndaj Serbisë mashtruese e shumë-fytyrëshe”, potencoi ai.

Ndër të tjera, shtoi edhe deklaratë e ish-ministrit gjerman, ku tha se askush në Evropë nuk ka folur, për njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës.

“I entusiazmuar, me thirrje, deri në bërtimë, reagoi Ëolfang Ischinger, ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, për Kosovën: “Bravo Scholz! Me gjuhë të qartë ia bëre me dije Serbisë, se duhet ta njohë Kosovën. Askush në Evropë nuk ka folur, për njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam, për herë të parë. Është një surprizë e madhe për ne”.

Dhe, vërtet, ishte një mbështeje aprovuese, madje e njëzëshme, e deklaratës domëthënëse të kancelarit Olaf Scholz”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net