Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha, vlerëson se Kosova nuk do të duhej ta pranonte Serbinë as si shtet fqinj.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se qeverisjet e kaluara nga LDK dhe PDK e pranuan Serbinë si fqinje atë ditë kur vendosën të futen në dialog.
Kështu, sipas tij u pranua edhe “Zajednca” apo asociacioni i komunave serbe,
“Ne Serbinë as si fqinje kurrë nuk duhet ta pranojmë.
Fatkeqësisht disa nga kryesia e LDK-së, dhe PDK-së e pranuan Serbinë si fqinje, atë ditë që pranuan të shkojnë në dialog, kur e pranuan “Zajednicën””, shkruan Maralusha në Facebook.