Disidenti
Lajme

Gjakoset Sali Berisha pas goditjes me grusht, dalin pamjet tmerruese

0Shares

Një incident raportohet të ketë ndodhur pak më parë në protestën që po zhvillohet në Tiranë nga përkrahësit e Sali Berishës, dhe pamjet që po publikohen nga mediat tashmë janë tmerruese.

Kreu i Partisë Demokratike është goditur nga një qytetar që ndodhej afër tij, derisa motivet deri tash nuk dihen.

Shumë protestues ndërkohë,raporton Top Channel, i janë vërsulur personit që e goditi me grushte Berishën.

Derisa Berisha me protestues po zhvillojnë protestën e tyre, në Tiranë po mbahet edhe Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku po merr pjesë mes tjerëve edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Deri tash nuk ka informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të z. Berisha, i cili është 78 vjeçar. Nga pamjet e mësipërme, por edhe të tjera, shihet që edhe personi në fjalë është grushtuar më pas nga ana e protestuesve dhe përkrahësve të Sali Berishës.

Mes kërkesave të bëra në këtë protestë, më kryesorja që bie në sy është ajo “Duam demokraci, jo stabilokraci”.

Sali Berisha menjëherë pas sulmit fizik që iu bë është ngjitur në skenë për të mbajtur një fjalim. Ai aty i vazhdoi kritikat ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Ramës. ‘Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve.’, ka thënë Berisha sipas Syrit.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net