Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo eshte nje nga banoret me te dashur nga publiku ku edhe eshte zgjedhur banori i preferuar ne javen e kaluar me votat e publikut.
Ai ka zbuluar se është goxha emocional, por edhe i kujdesshëm njëkohësisht ku shpesh here ka treguar momente nga perditshmeria e tij jo vetem profesionale si reper por edhe nga ajo personale.
Kësisoj, rep artisti nga Ferizaj gjatë një bisede që kishte në oborrin e shtëpisë, ka thënë se merr pjesë në shprehjen e ngushëllimeve edhe tek familjet që nuk i njeh – në shenjë respekti “Kohët e fundit vetëm e shoh karrigen që ka rast vd ekje, unë ndalem vëlla.
Ata që më njohin e dinë që ndaloj vetëm për respekt, ata më të vjetër që nuk më njohin, iu prezantohem dhe iu them ‘kalova këndej, se di çfarë rasti keni, po çfarëdo humbje që keni pasur në familje, Zoti iu lashtë shëndoshë dhe iu dhëntë gajretin’”, ka thënë Getinjo pos tjerash.
Shiko videon: