Drejtori i Inspekcionit në Pejë, Lundrim Camaj, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Camaj për mediat lokale, duke thënë se arsyet e dorëheqjes janë personale.
Reporteri.net ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për këtë dorëheqje dhe për personin që do të emërohet në këtë pozitë, por i njëjti s’ka qenë i qasshëm.
Ky është drejtori i dytë i kësaj drejtorie që jep dorëheqje. Dorëheqje kishte dhënë edhe Agron Halitaj./Reporteri.net