Sipas faqes së internetit të Kishës ortodokse serbe, patriarku Porfirije përveç kryetarit të Pejës ka pritur edhe përfaqësues të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në predikimin e tij, patriarku është lutur për të gjithë besimtarët dhe gjithë ata që jetojnë në “Kosovë dhe Metohi”.
Edhe krerët e shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kanë uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen.
“Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!” – thuhet në telegramin e urimit të presidentes.